UBT

Çka ka thanë Mehmeti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Çka ka thanë Mehmeti – Dija hallin veti! Këqyri punët tuaja ,
Mos mbajë gajle t’huaja !

Ka pas thanë malësorja Zojë –
Mos i merr hallkun për gojë !
Mos ta bëjnë hallku me dorë ,
Se çka t’ mbjellësh ke me e korrë !

Ka pas thanë mixha Jakup –
Ku t’ hash bukë, mos përmbys kupë !
Se t’ vret buka mot pas moti ,
T’ mallkon sofra, t’ mallkon Zoti !…

Çka ka thanë, ai mixha Mujë –
N’ krua t’ hyqmetit mos pi ujë !
N’ krua t’ hyqmetit t’ mbyllen sytë
Dhe të mbetet uji në fyt !…

Çka ka thanë, ai mixha Sykë –
Gomarit t’ hyqmetit, kurrë mos i hipë !
Mbi gomar t’ hyqmetit, lehtë do të mashtrohesh –
Herë do kurë do t’ rrëzohesh dhe do t’ sakatohesh !…

Hidromorava

Çka ka thanë, kjo tezja Hyrë –
Këqyre vetën në pasqyrë !
E mos luaj me fytyrë ,
Se do mbetesh pa yndyrë !

Çka ka thanë, kjo halla Mrikë –
Mos u rras në politikë !
Mos ia ngul vetit atë thikë –
Herë do kurë ke me u fikë !

Politika është zjarr që joshesh –
Nga i cili kurrë s’do t’ ngrohesh !
N’ politikë kurrë nuk do t’ ngihesh –
Herë do kurë n’ te do të ndizesh !

Gjilan, më 18.12.2014. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.