Fundamenti

Çka ka të re tek Genta Ismajli?

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Pas angazhimeve të fundit rreth fushatës politike në Shqipëri, është rikthyer në punën e saj rreth projekteve të reja muzikore.Sipas burimeve të gazetës Tribuna, këngëtarja Genta Ismajli ka nisur fuqishëm punën rreth prezantimit të videoklipit të saj më të ri.

Bashkë me videoklipin, Genta ka planifikuar që të realizoj edhe një projekt tjetër , kësaj radhe më ndryshe se të tjerët.

Sipas po të njëjtave burime ajo është duke punuar me shumë dashuri për prezantimin e një projekti në të cilin do të përfshihen hapat e parë në muzikë e angazhimet e shumta deri në ditët e sotme.

FIDANISHTJA

Bëhet fjalë për një rrugëtim të Gentës nëpër etapa të ndryshme në karrierën e saj e cila do të vijë si një biografi e këngëtares.

Ndryshe, Genta nuk ka të ndalur për sa i përket angazhimeve artistike.