Fundamenti

Çka i premtoj Isa Mustafa kryetarit të Ranillugut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Duke folur për Buxhetin e kësaj Komune, kryeministri Mustafa theksoi nevojën e gjetjes së mundësisë që grantet dhe subvencionet qeveritare t’u përshtaten kritereve të popullatës, e cila është më e dendur në këtë komunë, dhe e cila ka hapësirë më të vogël të tokave në krahasim me pjesët tjera të vendit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga disa ministra të Qeverisë së Kosovës, ka vizituar të premten Komunën e Ranillugut dhe Komunën e Kamenicës.

Gjatë vizitës në Ranillug, kryeministri Isa Mustafa u prit nga kryetari i Komunës, Gradimir Mikiq, me të cilin kanë biseduar për aspektet kryesore që lidhen me jetën e qytetarëve të Ranillugut.

Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi punën dhe angazhimin që po bëhet në çështjet jetike të qytetarëve, siç janë ato që kanë të bëjnë me objektet e infrastrukturës dhe me projektet e tjera zhvillimore.

Mobi Casa

Duke folur për Buxhetin e kësaj Komune, kryeministri Mustafa theksoi nevojën e gjetjes së mundësisë që grantet dhe subvencionet qeveritare t’u përshtaten kritereve të popullatës, e cila është më e dendur në këtë komunë, dhe e cila ka hapësirë më të vogël të tokave në krahasim me pjesët tjera të vendit. “Unë konsideroj se ishte një vizitë shumë e rëndësishme dhe ne duhet të kapemi në këto probleme jetike, sepse kur t’i zgjidhim këto probleme jetike të qytetarëve, pastaj zgjidhen edhe problemet e tjera”, theksoi kryeministri Isa Mustafa.

Kryetari i Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq, u shpreh i nderuar me vizitën e kryeministrit Mustafa, duke e informuar për punën që po bëhet në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Ranillugut.

Mikiq theksoi se kanë hasur në mirëkuptim nga ana e kryeministrit, duke e falënderuar për qasjen dhe vendosmërinë e tij që të zgjidhen këto probleme. “Për disa gjëra kemi gjetur menjëherë zgjidhje, gjë që tregon që kjo vizitë nuk është vetëm formale por edhe përmbajtjesore, ku kërkohet mënyra e zgjidhjes së çështjeve, ku kërkohet zgjidhja problemeve me të cilat ballafaqohet Komuna”, tha Mikiq./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.