Çka i premtoj Begzad Sinani, Rexhep Berishës
Kamenicë – Rexhep Berisha është babai i dëshmorit të kombit Nuhi Berisha. Ai edhe pse në këtë moshë të shtyrë është pjesëmarrës i shumë tubimeve, takimeve dhe debateve që mbahen për heronjtë, luftën e UÇK-së. Baca Rexhë siç e thërrasin të gjithë të hënën trokiti edhe në dyert e Begzad Sinanit nga i cili mori një premtim për ta rregulluar rrugën Kapi – Sfircë dhe shtëpinë muze të heroit Nuhi Berisha.
Rexhep Berisha babai i Heroit të Kombit Nuhi Berisha ishte të hënën në zyrën e Begzad Sinanit nga i cili ka marrë dy premtime serioze.
Sinani takimin me bacën Rexhë e ka përshkruar si shumë miqësor.”Jemi zotuar se me ndihmën dhe përkrahjen e Ministrisë së Infrastrukturës do të bëjmë rregullimin e rrugës Kapi – Sfirce dhe me përkrahjen e Ministrisë për Kulturë do të rregullojmë shtëpinë muze të Heroit Nuhi Berisha” ka shkruar Sinani./rajonipress/


