UBT

Çka i duhen LDK-së katër deputet kur nuk po mund të bëjnë asnjë gjë për Gjilanin?

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Kushtrim Kadriu – Kryetari i Gjilanit gjithnjë është thirrur si lider i regjionit tonë, i deleguar në Prishtinë. Bile shumë prej neve kemi investuar politikisht goxha shumë duke besuar se më në fund e kemi një figurë të fuqishme, e cila përfundimisht, do ta nxirrte Gjilanin nga mos investimet qeveritare në të cilën ndodhet që nga paslufta. Por më kot. Përsëri po vazhdon avazi i vjetër, rajoni i Gjilanit po neglizhohet si mos më keq.

Edhe pse nga LDK- ja e Gjilanit kanë shkuar katër deputetë, ky “i forti” ynë ende nuk ka arritur të nxjerrë as edhe një ministër, e lere më ndonjë gjë më shumë. Ndoshta kjo po ndodh për faktin se Lutfiu, njëherë e më parë e pati dërguar nga Gjilani një ministër që absolutisht për asgjë nuk mbahet mend, dhe ndoshta edhe mu për këtë nuk po e dëgjojnë më në kryesi të LDK- së në qendër.

Fundamenti

Të paktën partitë e tjera e kanë ndonjë zëvendës ministër nga rajoni ynë, ndërsa LDK me katër deputetë asnjë fare. Çka ju duhen ata deputetë kur nuk mund të bëjnë asnjë gjë për rajonin tonë? Të kujt interesa përfaqësojnë ata? Ndoshta të Podujevës, të Prishtinë apo edhe të Pejës, por assesi të Gjilanit.

Kushtrim Kadriu
Kryetar i LQV-së

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.