Çka humbi Hashim Thaçi në vitin 2014?

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

A ishte ​Hashim Thaçi rënia e vitit? Çka humbi ai në vitin 2014?. Vitin 2014 Hashim Thaçi e nisi duke mos folur për humbjet e mëdha që partia e tij kishte shënuar në zgjedhjet lokale duke lënë pushtetin në qytete të mëdha si Gjilan, Mitrovicë e Ferizaj.

Nuk kërkoi as shumë llogari përderisa e dinte se kishte ende pushtet të madh qendror. Por, rezultatet e zgjedhjeve lokale gjithsesi nxorën në pah nevojën për zgjedhje më të hershme qendrore dhe për qershorin u mor vesh me LDK-në dhe Mustafën.

Misioni i Ri e quajti fushatën e tij zgjedhore me të cilën kërkonte një mandat të tretë në krye të qeverisë së vendit, edhe pse vetë kishte thënë se 3 mandate do të ishin të tepërta. Fushatën e madhe e nisi shumë muaj para zgjedhjeve duke vizituar e përshëndetur…këdo që takonte. U thoshte të gjitha kategorive se jeta e tyre do të përmirësohej me Misionin e Ri. Kishte Fond të madh aty të planifikuar për hapjen e 200.000 vendeve të punës. Nuk u morr asnjëherë me partitë e tjera në kohën e tubimeve elektorale.

Bëri koalicion para-zgjedhor edhe me 4 parti të tjera duke bërë bashkë islamistët e PD-së e kristianët e PSHDK-së, Lëvizjen për Bashkim dhe konservatorët lokalë të Prizrenit. Kështu bashkë e mundi edhe njëherë LDK-në duke e lënë pas për 5 %. Festoi furishëm me njerëzit dhe simpatizantët e partisë së tij në 21sh. Festë që do t’i mbetej në fyt, kur të gjitha partitë politike shqiptare u betuan (rrejshëm) se nuk do të bënin koalicion me të. Partneri i gatshëm AKR-ja nuk e kishte kaluar pragun.

Uji Dea

Thaçit iu deshtë një kohë për ta kuptuar seriozitetin e situatës, dhe vetëm pas ca ditësh nëpërmjet mjetit të tij të preferuar të komunikimit Facebook do të thoshte se ajo që bëri Blloku ishte jo-kushtetuese. E mbajti qetësinë e nevojshme gjatë gjithë kohës dhe gjithmonë i referohej shpëtimit të tij tek Gjykata Kushtetuese dhe Presidentja.

E përsëriste se PDK-ja është e hapur për të gjithë e se pa të nuk bëheshin dot institucionet e Kosovës. Pretendim ky që ia forcoi Gjykata Kushtetuese me vendimin për kryetarin e Kuvendit. Liderët e tjerë politikë kurrë nuk pranuan ta takonin as ndaras, e as bashkë tek Presidentja. Deri më 19 nëntor, kur Isa Mustafa jo që e takoi, por nënshkroi marrëveshje me të.

Thaçi 3 vërtetë nuk do të kishte. Lideri i PDK-së u mundua ta fshehë prekjen e sedrës kur pranoi të bëhej një nga ministrat e kabinetit të kryeministrit Mustafa. Natyrisht, edhe numri 2 i tij, ama 2. Askush më shumë se ai nuk do të dojë fluturimin e kohës dhe ardhjen e prillit 2016 kur votat e LDK-së shpreson ta vendosin mbi Mustafën, dhe në postin e të parit të vendit si President – si Ibrahim Rugova. Nëse kjo ndodhë dhe Thaçi do ta mbante presidencën deri në vitin 2021 ai do të ndiqte shembullin e vëllait të tij arkadash nga Turqia, Recep Taypi Erdogan me mbi 12 vite në pushtet./koha/