Çka ëndërronte Adelina Ismajli kur ishte 12-vjeçe?
Sot ajo është një prej këngëtareve më të arrira të skenës shqiptare. Madje ka marrë edhe emrin diva e skenës shqiptare. Mirëpo pak veta e mbajnë mend atë në fillet e karrierës së saj. E aq më pak si fëmijë.
Mirëpo është një person i cili e ka ndjekur karrierën e saj qysh prej fillimit të saj. E besoj se e dini për kë bëhet fjalë.
Është Besfort Hasanaj, “Chibisi”, i cili në arikvën e tij gjigante të estradës, posedon edhe këtë video intervistë të rrallë me yllin e skenës tonë. Intervista e filmuar në vitin e largët 1991, kur Adelina kishte vetëm 12 vjet, tregon këngëtaren në një aspekt tjetër.
Plotë ëndrra dhe një gjuhë të pastër dhe të rrjedhshme shqipe, e cila tregon për kulturën dhe inteligjencën e saj qysh atë kohë.

