KKVITI

Çka e porositi Jakup Berisha në debatin me qytetar Lutfi Hazirin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Jakup Berisha i njohur si Regani në cilësinë e qytetarit i ka bërë disa pyetje Lutfi Haziriti dhe në të njëjtën kohë e ka këshilluar për disa çështje. T`i nuk je njeri i korruptuar sepse nuk e ke gjenezën familjare, por ke kujdes se ty të tjerët, rrethi yt po të mashtrojnë. Përkushtoju Gjilanit më shumë sepse nuk ke se çka del më në zgjedhje sepse i ke të humbura ato ishte porosia e Jakup Berishës.

Në debatin e Lutfi Hazirit me qytetar ka pasur interesime dhe kërkesa e pyetje të ndryshme drejtuar Lutfi Hazirit.

Mobi Casa

Jakup Berisha i njohur si Regani e ka pyetur dhe këshilluar Lutfi Hazirin për disa gjëra aktuale. “T`i nuk je njeri i korruptuar sepse nuk e ke gjenezën familjare. Por ke kujdes se ty të tjerët po të mashtrojnë. T`i po merresh me politika të mëdha, dhe ke lëvizje të shumta si nënkryetar i LDK-së, por përkushtoju Gjilanit sa e ke mandatin sepse nuk i fiton tutje zgjedhjet. Si qytetarë po të them shikoje Gjilanin sepse t`i e ke dhanën betimin për të qenë kryetar i të gjithë qytetarëve” ishte porosia e Berishës.

Berisha e ka akuzuar Hazirin se ke futur në punë vetëm militantë partiak. /rajonipress/