Fundamenti

Çka e frikëson LVAN-in, nëse e jep postin e kryeparlamentarit?

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Koalicioni LDK- AAK- Nisma dhe Vetëvendosje janë të gatshëm që t’ia lëshojnë postin e kryetarit të Kuvendit Partisë Demokratike të Kosovës, mirëpo frikësohen se nëse PDK do të marrë atë post, atëherë nuk do t’ia lejojnë presidentes Atifete Jahjaga që të nominojë kandidatin e tyre për kryeministër. Kështu ka thënë për Gazetën Blic një burim brenda Bllokut LVAN.

“Po t’ia japim këtë post PDK, ekziston rreziku që ata ta zvarrisin seancën pafundësisht dhe të krijojnë precedent. Nuk do ta lejojnë presidenten që nominojë kandidat për kryeministër jashtë radhëve të PDK-së, duke thënë se edhe atyre u takon posti i kryeministrit sikurse i kryekuvendarit”, ka thënë ky burim brenda Bllokut.

Mobi Casa

Zyrtarisht liderë të Bllokut e kanë përjashtuar mundësinë që PDK-së t’i jepet posti i kryetarit të Kuvendit. /Gazeta Blic/