Eko Higjiena

Çka e forcon, e çka e dobëson imunitetin ndaj sëmundjeve?

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Stresi, ndotja e ambientit, mungesa e gjumit, shprehitë e këqija ushqimore dhe mungesa e ushtrimeve trupore janë vetëm disa nga arsyet e dobësimit të imunitetit. Ekspertët thonë se alergjitë janë tregues i dobësimit të imunitetit. Vitamina C është një faktor i rëndësishëm në forcimin e imunitetit.

Njëri nga preparatet bimore më efikase për këtë qëllim është edhe citrofiti (ekstrakti i farave të grejpfrutit). Citrofiti njihet edhe si antihistaminik natyror, gjë që d.m.th. se zvogëlon reagimet alergjike, pa efekte anë- sore.

Fundamenti

Për forcimin e imunitetit preferohet edhe konsumimi i hudhrës, e cila është dëshmuar se përmban më shumë se 200 përbërës aktivë dhe ka vajra eterike, sulfur, vitamina (A, B1, B2 dhe C), minerale (kalium, hekur, jod, kalcium, selen dhe fosfor), pastaj aminoacide, polioza sikur që është inulina, enzima, yndyra bimore dhe substanca të tjera aktive dhe të dobishme.

(Kosova Sot)