Eko Higjiena

Çka duhet ngrënë për uljen e shtypjes së lartë të gjakut?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sapo ta dini shkaktarin e shtypjes së lartë të gjakut, hapi tjetër është që ta ulni atë. Ja disa ushqime që ulin shtypjen e lartë të gjakut.

HUDHRA

Është e përkryer për të gjithë dhe konsiderohet një antibiotik super i fuqishëm. Konsumimi i një a dy thelpinjve të hudhrës në ditë, ndikon në uljen e shtypjes së gjakut dhe të kolesterolit. Hudhra përmban substancën alicinë, një përbërës me veti të cilat ulin shtypjen e lartë të gjakut.

DOMATET

Domatet përmbajnë aminoacide, të cilat ndikojnë në uljen e shtypjes së gjakut. Glikopeni dhe glutationi, përbërës që po ashtu gjenden në domate, janë dy antioksidues të fuqishëm, të cilët e përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

ANANASI

Kjo pemë përmban bromelainë, një enzimë, e cila shkrin droçkat e gjakut dhe e tëhollon atë. Pini lëng ananasi apo hani disa rriska të ananasit, të paktën, një herë në javë, me qëllim të shfrytëzimit të gjitha përparësive dhe dobive të kësaj peme.

FIDANISHTJA

BANANET

Bananet janë të stërngarkuara me magnez dhe kalium dhe rekomandohen për personat që mjekohen me diuretikë, apo me ilaçe për shtypje të lartë të gjakut, ato janë të mira edhe për parandalimin e ngërçeve të muskujve dhe janë një burim i mirë i vitaminave. Hani banane të freskëta, apo në formë të pijeve.

KAROTAT

Karotat janë të pasura me vitaminë C dhe me beta karotinë dhe janë të mrekullueshme për parandalimin e problemeve me sistemin e qarkullimit të gjakut. Karotat mund t’i hani të freskëta, në sallata, apo si pije, me qëllim të uljes së nivelit të kolesterolit dhe parandalimit të arteriosklerozës.

LIMONI

Kjo agrume është e pasur me vitaminë C dhe me flavonoide. Që të dy këta përbërës mbajnë arteriet në gjendje të mirë, duke përmirësuar elasticitetin e tyre. Limonin mund ta qitni në sallata të ndryshme të pemëve, apo në çaj.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.