FIDANISHTJA

Çka deklaruan pas derbit, Munishi e Nuhiu

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

SC Gjilani ka fituar ndeshjen derbi kundër Dritës me rezultat 0-2. Pas fitores së pare në derbi, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, deklaroi.

“Kemi pasur ndeshje që i kemi luajtur më mirë se sot dhe nuk kemi arritur të fitojmë. Por kur angazhohet kështu skuadra vjen rezultati. Puna që kanë bërë lojtarët në fushë solli rezultatin e kësaj ndeshje. Unë jam Jose Mourinho në këtë ligë, kanë ardhur e kanë shkuar shumë trajnerë por unë jam këtu. Dimë të rikthehemi, jemi luftëtar. Kemi pas presion të rezultateve pas disa ndeshjeve jo të mira”, deklaroi Munishi, ndër të tjera.

Eco Higjiena

Ndërsa, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas humbjës deklaroi. “Një pjesë e parë e ekuilibruar, pak diçka ishim më mirë, por jo mjaftueshëm, por në pjesën e dytë në momentin më të mirë tonin, pësuam”. “Pastaj ishim edhe me një lojtar më pak, djemtë e dhanë maksimumin, krijuan për të shënuar, por thjesht nuk arritën të realizojnë. Kishim mjaftueshëm për të marrë më tepër, por ky është futbolli. Për këtë ndeshje marr përgjegjësi unë”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.