Hidromorava

Çka deklaruan pas derbit, Munishi e Nuhiu

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Munishi ka deklaruar se e ka respektuar Dritën duke ia shënuar një gol, pasi sipas tij skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu e ka respektuar skuadrën e tij.

“Unë vij nga një nivel tjetër i futbollit. Di të shënoj edhe pesë gola, por kësaj radhe na ka respektuar më shumë Drita dhe ne nuk shënuam më shumë se një gol. Ato që na respektojnë nuk do t’i shënojmë më shumë se një gol”, ka thënë Munishi.

Këtë fitore Munishi ia ka dedikuar tifozëve të kësaj skuadre “Skifterave”. Munishi thotë se skuadra e tij ka treguar fuqi të madhe në këtë sezon.
“Është kënaqësi e madhe dhe të jem i sinqertë fitoren ia dedikojmë tifozëve. Ne kemi treguar fuqi të madhe në këtë kampionat. Gjilani meriton këtë sukses, jemi një klub që meriton respekt për tifozët për kryetarin e klubit. Nëse vazhdojmë kështu, kjo është skuadra kampione me luftë dhe angazhim. Drita ka skuadër të mirë me individ të mirë, por fituam me profesionalizëm dhe i kemi neutralizuar disa lojtar”, është shprehur Munishi.

Hidromorava

Ndërsa, trajneri i Drites, Nuhiu ka thënë se në derbi nuk mund të krijosh shumë raste. Ai ka thënë se Gjilani e shfrytëzoi rastin e vetëm të cilin e kishte duke shënuar gol.
“Në derbi nuk mund të krijosh shumë, ne kishim dy raste të pastra dhe nuk shënuam. Kundërshtari nga një rast i vetëm arriti të shënoj dhe fitoj. Ishte një ndeshje e luftuar nga të dy skuadrat, që ishim maksimalisht të kujdesshme për të mos pësuar. Fusha nuk na lejoi të luanim shpejtë dhe na penalizoi, por ky nuk është arsyetim. Duhej të shfrytëzoheshin ato pak raste që i patëm”, ka thënë Nuhiu.

Ai ka kërkuar që ta harrojnë humbjen ndaj Gjilanit dhe të mendojnë për duelin e radhës.
“Kampionati është i barabartë me të gjitha skuadrat që po tregojnë paraqitje të mira. Kampionati është i hapur, duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të mendojmë për duelin e radhës që na pret”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.