RCCOLA

Ç`ka deklaruan Ardian Nuhiu e Ismet Munishi pas derbit?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Dy trajnerët Ardian Nuhiu e Ismet Munishi, pas 90 minutave kanë dhënë mendime të ndryshme.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka theksuar se djelmoshat e tij kanë bërë ndeshje të madhe.
“Festuam për ndeshje të mirë. Kemi bërë ndeshje të madhe, e kemi dërrmuar kundërshtarin në çdo aspekt. Na ndëshkuan me një kundërsulm nga gabimi ynë. Djemtë treguan karakter, treguan që deshën ta fitojnë ndeshjen dhe treguan që jemi skuadër që duam më shumë. Ka qenë pjesë e parë shumë e mirë dhe ka munguar vetëm finalizimi. Jam i kënaqur me pjesën e parë. Angazhimi ka qenë i madhe dhe dëshira ishte për të marrë fitore. Kartonin e kuq nuk e kam parë, do ta shoh. Edhe barazimi në ndeshje të tillë dhe të luftuar është i mirë. Ishte spektakël edhe në tribuna nga të dyja tifozëritë. Sigurisht që fitorja në derbi do të ishte motiv edhe më i madh”, u shpreh Nuhiu.

Mobi Casa

Ndërsa, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka theksuar se ndarja e pikëve është epilog real. “Nuk ishte një ndeshje e zakonshme, por derbi i madh dhe natyrisht se kishte emocione. Gabime patën të dy ekipet për shkak të fushës dhe duhej t’u flisja lojtarëve gjatë ndeshjes. Rezultati ishte real, sepse në momentin kur kemi pritur të shënojmë edhe golin e dytë, ne e pranuam një gol të lirë. Nuk duhet të pranojmë gola të tillë sepse mund të na kushtojnë me humbje. Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Golin e shënuam pak më herët se kishim planifikuar por në përgjithësi jam i kënaqur edhe me angazhimin ashtu edhe rezultatin. Pas barazimit të Dritës, u frikësuam se mund të humbnim pasi Drita krijoi disa raste dhe kjo ishte si pasojë e golit të pranuar. Ne paksa u tërhoqëm dhe u fokusuam në kundërsulme. Realisht, rezultati ishte real në këtë ndeshje derbi”./rajonipress/