ARKATANA

Ç`ka deklaron Florim Zuka para ndeshjes me Llapin?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i SC Gjilanit, Florim Zuka, i cili njihet si person mjaft modest dhe i cili me investimet e tija në klubin e Gjilanit ka bërë që Superliga e Kosovës në futboll të bëhet edhe më atraktive.

“Bardh e kuqët” e Gjilanit pas fitores ndaj kampionit aktual Feronikelit në Drenas, në javën e 11 dhe të fundit të fazës së parë të garave në shtëpi do ta pret Llapin nga Podujeva, skuadër kjo e cila edhe në kampionat po tregon lojëra cilësore.

Për kryetarin e bardh e kuqëve të Gjilanit, Florim Zuka edhe kjo ndeshje është si të gjitha ndeshjet tjera ka bërë të ditur për “rajonipress”.
“Për skuadrën e Gjilanit nuk ka skuadër të dobët apo të fortë, ne i konsiderojmë të gjitha skuadrat të njëjta pasiqë edhe ato kanë synimet e tyre. Skuadra e Llapit është një skuadër e fort e cila është lart në tabelë, ne e respektojmë por djelmoshat e Gjilanit janë të përgatitur maksimalisht për këtë sfidë, ne në këtë ndeshje nuk do të hymë sa për të zhvilluar ndeshjen por kërkojmë tri pikë të reja për të mbetur në kreun e tabelës dhe asnjë rezultat tjetër nuk vjen në shprehje”.

KKVITI

Siç mësohet për këtë ndeshje ka interesim të jashtëzakonshëm në mesin e simpatizuesve të Gjilanit, “Skifterave”.
“Do të jetë një ambient festivë futbollistik, tifozët tanë do të jenë në numër të madh për ti përkrahur futbollistët dhe në fund së bashku do t`i gëzohemi fitores së radhës”, ka bërë të ditur presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka.

Derbin në mes Gjilanit e Llapit do ta drejton arbitri Selim Isufi me ndihmësit e tij, Meriton Bersiha, Erdoan Baliq e Arben Halilaj takimi fillon nga ora 14:00. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.