UBT

Ç`ka deklarojnë para derbit Morina e Isufi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Derbi i 25-të, në mes Gjilanit e Dritës do të jetë mjaft interesant, përpos faktit se dy skuadrat janë në formë të mirë dhe kryesisht gjenden në pjesën e epërme të tabelës së klasifikimit.

Dy trajnerët Arbnor Morina i Gjilanit e Bekim Isufi i Dritës, janë mjaft optimist për skuadrat e tyre para derbit të “zjarrtë”, i cili zhvillohet nesër duke filluar nga ora 13:00.

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, ka theksuar se do të jetë festë futbollistike.
“Nuk ka dyshim është derbi ma i madh në vend, ku nuk mungon në asnjë moment spektakli në tribuna e në fushë, skuadra ime është e përgatitur për këtë ndeshje si për të gjitha ndeshjet që i kemi zhvilluar gjerë më tani, do të japim gjithçka nga vetja për rezultat pozitiv por dyshoj se “armiku” ma i madh i këtij derbi do të jetë fusha e cila do t’na pengon që të zhvillohet ndeshje e mirë, natyrisht që pres nga “Skifterat”, që edhe nesër të jenë shembull, të na përkrahin ashtu siç din, ndërsa natyrisht edhe “Intelektualët” së bashku me “Skifterat” e bëjnë edhe ma të hijshme derbin i cili është i paparashikueshëm gjatë 90 minutave”.

Eco Higjiena

Trajneri Bekim Isufi, i cili në mënyrë triumfale është rikthyer tek skuadra e Dritës pret spektakël futbollistik.
“Është kjo ndeshja e fundit vjeshtor dhe kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme për ne, edhe pse është derbi i paparashikueshëm shpresojmë në rezultat pozitiv, duke u bazuar gjithmonë në grupin e futbollistëve që kemi dhe tifozët tanë që na përkrahin në çdo ndeshje pa marrë parasysh ku i zhvillojmë ndeshjet, andaj nga futbollistët e mijë kërkoj angazhim maksimal ndërsa “Intelektualët”, pritet që të dhurojnë spektakël siç din ata”.

Nga 24 derbi të zhvilluar Drita ka 9 fitore, Gjilani një më pak ndërsa 7 derbi kanë përfunduar pa fitues./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.