UBT

Ç`ka deklarojnë dy trajnerët Emin Bajrami e Shefket Sërmaxhaj para derbit Bashkimi – Kika?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Java e IX-të e Ligës së Dytë të futbollit të Kosovës, sjell derbin e shumë pritur të Komunës së Dardanës në mes Bashkimit të Koretinit e Kikës së Hogoshtit.

Stadiumi “Koretin Arena”, do të jetë me kapacitet të pamjaftueshëm për t`i nxënë shikuesit për të përcjell derbin e kamotshëm në mes Bashkimit e Kikës.

“Portokallinjët” e Bashkimit nga ky derbi kërkojnë tri pikë të vlefshme për të mos humbur hapin me kreun e tabelës, ndërsa “bardh e kaltërtit” nga Hogoshti kërkojnë edhe më tutje ti prinë pozitës së parë në tabelën e klasifikimit.

Dy tifozërit “Unikat” e Bashkimit dhe “Luanët” e Kikës, siç bëjnë të ditur nga dy taborret do të përgatisin festë për t`i përkrahur skuadrat e tyre të zemrës.

Mobi Casa

Trajneri i Bashkimit, Emin Bajrami, para ndeshjes ka theksuar se në derbi të tilla asnjëherë nuk dihet fituesi.
“Në derbi të tilla fituesin gjithmonë e përcaktojnë nuancat, ne jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe mendoj se përgatitja fizike do ta përcakton fituesin, ne për gjatë 90 minutave do ti qasim ndeshjes ashtu siç dimë dhe mundemi për të mbetur pikët në Koretin”.

Në radhët e Kikës janë optimist se nga ky derbi do të kthehen të pamposhtur, një gjë të tillë e konfirmon edhe trajneri i Kikës, Shefket Sërmaxhaj.
“Do të bëjmë përpjekje që të mos pësojmë humbje, derbit vazhdimisht janë të paparashikueshëm por unë kam besim në futbollistët e mijë të cilët do të japin më të mirën e tyre për të mbetur edhe më tutje në pozitën e parë në tabel”, ka bërë të ditur Sërmaxhaj.

Nga 8 ndeshjet e zhvilluara Bashkimi renditet në pozitën e 4 me 16 pikë të tubuara duke shënuar 5 fitore 1 barazim dhe dy humbje, ndërsa lideri i tanishëm Kika ka shënuar 6 fitore 1 barazim dhe një humbje.

Ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 14:00 në fshatin Koretin në stadiumin “Koretin Arena”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.