Hidromorava

Çitaku: Zbatimi i marrëveshjes, si një bimë që kërkon shumë kujdes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Marrëveshja e 19 prillit ofron mundësi unike për normalizimin e raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, theksoi Vlora Çitaku, ministre e Integrimeve Evropiane në seminarin për integrimet që po i zhvillon punimet në Beograd. Çitaku shtoi se tashti është e nevojshme që të tejkalohet barriera mentale, në mënyrë që të mos e shikojmë njëri-tjetrin si armiq, por si fqinj.

Asi një nga panelistët e këtij seminari, Çitaku tha se procesi i normalizimit të raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës është i komplikuar dhe stresues, nevojitet durim, besim i fuqishëm dhe përkushtim personal.

Citaku tha se kryeministrat Daçiq dhe Thaçi kanë shpenzuar mbi 100 orë për të arritur deri te zgjidhja për disa gjëra të rëndësishme, por shtoi se zbatimi i marrëveshjes kërkon kujdes të përhershëm të pjesëmarrësve në atë proces, sepse është sikur një bimë që kërkon shumë vaditje dhe kujdes para se të fillojë të sjellë fryte.

GRANDEMALL

Bashkë me Vlora Çitakun, në këtë seminar që e organizon Forumi për marrëdhënie ndërkombëtare, po qëndron edhe oficeri i ri i Prishtinës në Beograd, Valdet Sadiku, ambasador i deritashëm i Kosovës në Kroaci, i cili u emërua në këtë post pas dorëheqjes së parevokueshme të Lulzim Pecit.

Ministrja Çitaku sot është takuar me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, Vincent Deger, i cili këtë vizitë të ministres kosovare në Beograd e ka quajtur historike. Çitaku, ndërkaq, ka thënë se jeta ka plot momente historike, duke theksuar se ajo ka ardhur për normalitet”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.