Eko Higjiena

Çitaku: VV po synon të ndërtojë republikën e tretë, Kosova është më e madhe se Albini

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Vlora Çitaku, deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tha se partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje, po tenton të ndërtojë një Republikë të tretë.

“Ajo çfarë po shohim është një përpjekje për të ndërtuar republikën e tretë, sepse demokracia nuk është sistemi i vetëm, fatkeqësisht ka edhe komunizëm, ka edhe diktaturë, ka edhe mbretëri. Çfarë po bën Lëvizja juaj është përpjekje për të delegjitimuar demokracinë dhe çdo institucion që buron prej saj,” tha ajo duke iu drejtuar deputetit të VV-së, Nezir Kraki.

Sipas saj, ky popull dhe kjo shoqëri ka kaluar teste shumë më të mëdha e më të rënda.

“Keni dalë partia e parë, por nuk jeni partia e vetme, nuk e keni shumicën dhe duhet të bëni kompromis. Kompromisi nuk është fjalë e ndytë, është instrument i domosdoshëm. Kosova është më e madhe se Albini, edhe se Albulena, edhe se unë, edhe secili prej nesh. Keni pasur mundësi, keni pas mundësi me bë zgjidhje, por nuk keni dashur. Nuk lëshohet pe me Kushtetutën”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se PDK ka qenë e qartë dhe nuk mund të votojnë me vetëdije të plotë për dikë që mbanë dy pozita.

“Nuk mund të votojmë për një kastë ministrash të cilët deri dje kemi pasur qëndrime të qarta politike dhe publike. Zonja Haxhiu në vazhdimësi ka sjellë projektligje që kanë qenë antikushtetuese, përfshirë edhe ligjin për Qeverinë,” tha ajo.

HW

Çitaku theksoi se nuk mirëmbahet rendi kushtetues me interpretime subjektive.

“Çfarë është legjitime e dimë shumë mirë, edhe nga buron legjitimiteti e dimë shumë mirë; nga ju e mësuam se çfarë është përpjekja për të përmbysur rendin kushtetues në vend. Ka diçka që quhet vetë-përmbysje, vetë-kapje, kjo është ajo që po bëni ju”, tha ajo duke iu drejtuar deputetit Kraki, në tryezën e diskutimit me titull: “Kuvendi në pauzë, demokracia në sprovë: A është kompromisi dhe konsensusi zgjidhja?”.

Tutje, ajo tha se nëse ka pasur një subjekt që ka kontaminuar diskursin publik në Kosovë, ka qenë pikërisht Lëvizja Vetëvendosje.

“S’kemi nevojë për ligjërata, kemi nevojë për zgjidhje, dhe ju e keni në dorë,” përfundoi ajo.

Miftaraj për bllokadën në Kuvend: Përgjegjësinë më të madhe e ka VV-ja
Read more

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.