GRANDEMALL

Çitaku thotë se Qeveria Kurti po mashtron

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, aktuashisht nënkryetare e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti 2.

Çitaku ka parashtruara disa pyetje ndaj Qeverisë, për inflacionin dhe rritjen e çmimit të energjisë.

“A jeton më mirë një qytetar i Kosovës sot se më parë? A e përballon çmimin e rritur të energjisë elektrike? A arrinë me pagën e njëjtë e pa rritje ta përballojë inflacionin?”, shkroi Çitaku.

Ndërkoha Çitaku është përgjigjur duke thënë se “ndoshta në universin paralel të Kurtit po. Por në botën reale jo”.

Mobi Casa

“Leni mashtrimet”, shkroi në fund.

Më herët ndaj Qeverisë, përkatësisht, kryeministrit Albin Kurti, pati reagime edhe nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kurti tha se krahasuar me 10 vite më parë, Kosova ka rritur të ardhurat për frymë për 50 për qind dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35 për qind.

E sipas Lushtaku-Sadriut, kjo është porpagandë e Kurtit, duke thënë se i ka shtrembëruar të dhënat e Bankës Botërore./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.