Hidromorava

Çitaku: S’na duhet liberalizmi në një shtet talibanesk!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Ministrja Vlora Çitaku i është kundërpërgjigjur hoxhë Shefqet Krasniqit, i cili i ka sugjeruar asaj që të merret me punët e saj e jo më hoxhallarët.

Deklaratat e Krasniqit vijnë pasi që Çitaku kundërshtoi fort deklaratat e hoxhë Irfan Salihut në lidhje me “moralin” e femrave shqiptare.

Ministrja e Integrimeve Europiane tha se do të merret me punët e saj, por i kujtoi Krasniqit se liberalizimi s’ka asnjë kuptim nëse vendi shndërrohet në një “shtet talibenesk”.

“Pikë së pari, agjenda Europiane dhe konteksti kulturor e politik nuk janë kontekste të shkëputura, por ndërveprojnë njëra me tjetrën. As njëra e as tjetra nuk mund të përmbushen/ndërtohen/shkatërrohen vetëm nga një individ! E dyta, ata që më thonë merru me viza e këqyri punët tua u them: Po, me viza po merrem dhe do të merrem. Po asgjë nuk na duhen vizat në një shtet talibanesk! Dhe mos më thoni tani ju luftojeni krimin e korrupsionin se ato janë rreziku i vërtetë, sepse pajtohem plotësisht! Po prania e korrupsionit nuk e amniston fundamentalizmin! Unë kam me i luftu të dyjat!”, ka shkruar Çitaku në rrjetin sociali, Facebook.

Fundamenti

Hoxhë Shefqet Krasniqi, mbrëmë në emisionin “Rruga e ndriçuar” ka folur lidhur me ligjëratën e hoxhë Irfan Salihut, transmetuan mediet.

“Personi i parë që ka reaguar lidhur me ligjëratën e hoxhë Irfanit, është ministresha e cila kurrë asgjë s’ka bërë për Ministrinë e vet. Hiç hiç kurrë”, është shprehur Krasniqi, duke iu referuar reagimit të ministres së Integrimeve Evropiane, Vlora Çitakut.

“Edhe 1 muaj bëhet liberalizimi i vizave, edhe 2 muaj, edhe 1 vit. Jo zonjë liberalizimi i vizave për ty ndoshta është bërë, por për ne jo”, është shprehur ai.

“Zojë më mirë këqyri punët e tua”, i është drejtuar Krasniqi ministres Çitaku. Ndërsa sa i përket reagimit të djeshëm të tri deputeteve, Alma Lama, Teuta Sahatçija dhe Blerta Deliu, Krasniqi, siç raporton infoglobi, është shprehur se ishin këto deputete ato që dy vjet më parë “na e nxinë Bajramin”. “Ju me dorën tuaj votuat kundër mbulesave, na e keni nxirë Bajramin. Mos mendoni se ne harrojmë, Jo, jo zonja nuk harrojmë” është shprehur ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.