Eko Higjiena

Çitaku: Serbët me Pakon e Ahtisarit kanë autonomi

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ministrja e Integrimit Europian Vlora Çitaku ka folur marrëveshjen Kosovë Serbi duke thënë se ky është vetëm fillimi i këtij dialogu. Ajo ka thënë se serbët me pakon e Ahtisarit kanë autonomi.

“Është krijuar një antagonizëm për autonominë. Në këtë rast nuk nënkupton karakterin ekzekutiv”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar: “Marrëveshja nuk është shumë e këndshme për ata që 14 vite kanë cicëruar kundër sovranitetit të Kosovës. Askush nuk e ka pyet Serbinë në veri, por kjo marrëveshje është në dobi të tyre. Shembulli më i mirë për këtë janë shqiptarët që jetojnë në jug të vendit”, ka thënë ajo në Interaktiv.

Sipas saj, Kosova as nuk po e diskuton vënien në referendum të kësaj marrëveshjeje.

Mobi Casa

“Nuk kemi nevojë ta vendosim në referendum se përfaqësuesit e popullit kanë votuar. Serbia ka telashe me këtë marrëveshje dhe ata po detyrohen të zbatojnë një marrëveshje që shkelin Kushtetutën e tyre”, ka theksuar ajo.

Ndërkaq, kundërshtinë e madhe në Parlement për këtë marrëveshje e ka quajtur normale.

“Kundërshtia në parlament sigurisht është normale për shkak të historisë. Ne e kemi pritur që do të përcillet me tensione”, ka thënë ajo, transmeton Indeksonline.