UBT

Çitaku: Qeveria dështoi të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas shtyrjes së zgjedhjeve në komunat në veri të vendit, ka thënë se Qeveria ka dështuar të krijojë kushte për mbajtjen e tyre.

Ajo ka deklaruar se PDK-ja nuk mund të hyjë e vetme në këto zgjedhje, “sepse ishte mendim i të gjitha subjekteve politike që ato të shtyhen, ndaj i është bashkuar konsensusit”.

Këto deklarata Çitaku i ka bërë të shtunën në një konferencë për media, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ku u mor vendim që zgjedhjet në veri të shtyhen deri në prill të vitit 2023.

Ajo ka porositur Qeverinë që deri në prill, të merret shumë më seriozisht çështja e veriut të vendit.

Hidromorava

“Ajo që dëgjuam qartë është se institucionet e Kosovës, përkatësisht Qeveria, ka dështuar të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në vend. PDK-ja nuk mund të hyjë e vetme në zgjedhje në veri, sepse ishte mendim i të gjitha partive që zgjedhjet të shtyhen, dhe ne iu bashkuam këtij konsensusi”.

“Nga tash deri në prill kur mund të mbahen zgjedhjet, kërkojmë nga Qeveria dhe institucionet, Policia e Kosovës, kryeministri që gjendjen në veri ta trajtojnë seriozisht. Shumë pak mund të ndryshojë gjendja në terren, në rast se qasja e institucioneve të Kosovës nuk ndryshon”.

Tutje, nënkryetarja e PDK-së ka thënë se Kosova nuk guxon të dorëzohet para bandave kriminale.

“E kuptuam sot që institucionet e Kosovës nuk janë gati. Ky është dështim. Për hir të konsensusit në vend ne do të marrim pjesë në zgjedhjet e prillit dhe kërkojmë nga institucionet e Kosovës që gjendjen në veri ta trajtojë seriozisht e jo me tastatura të Facebookut”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.