Çitaku përsëri ia bën të ditur Daçiqit se Kosova është shtet i pavarur
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ia ka bërë të ditur edhe një herë ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, se Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe sovran, raporton “Zeri.info”
Sipas saj, kjo është një histori e shkruar dhe ajo që ka bërë Serbia është parë para syve të gjithë botës dhe se çdo përpjekje për ndryshimin e kësaj historie do të dështoj.
“Lufta në Kosovë ka ndodhë para syve të botës, para syve të kësaj ode këtu dhe mu për këtë bota ka vendores të veproj. Dhe çdo përpjekke për të rishkruar historinë do të dështoj. UÇK nuk është organizatë terroriste. Është lëvizja më e suksesshme në historinë. Sami Lushtaku e Ramush Haradinaj nuk kanë shkuar në Beograd për të luftuar. Ata kanë luftuar para derës së shtëpisë së tyre, në shtëpinë e tyre për të mbrojtur popullin e vet……. Serbia duhet të përballet për të takuar jo vetëm për Kosovën, sepse e dini tashmë Kosova është e pavarur dhe kjo nuk mund të ndërroj. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj për hirë të fëmijëve të saj. Mohimi i Kosovës si shtet, sepse jam shqiptar e jo kosovar, kjo nuk çon peshë. Këtë e kam dëgjuar shumë herë. Tash pse unë jam shqiptare a i bie që unë të shkoj në Shqipëri. Kosova është e tërë gjithëve. Askush nuk mund të më thotë se pasi që jam shqiptare nuk mund të jetoj aty. Ne kemi jetuar me shekuj aty….. pavarësia e Kosovës e shpallur në shkurt të vitit 2008 është kompromis”, ka thënë ndër të tjerash Çitaku. /ZËRI/
Çitaku ia ‘përplas’ në fytyrë Daçiqit marrëveshjet që nuk po i zbaton Serbia
16 Gusht 2017 • 17:30 •
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka bërë të ditur se, Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet që janë arritur në Bruksel dhe se sipas saj, është vet Serbia që po e pengon një dialog të tillë të fqinjësisë së mirë duke mos zbatuar marrëveshjet e arritura, raporton “Zeri.info”.
“Serbia po krijon pengesa të panevojshme në iniciativa të ndryshme nacionale e rajonale për anëtarësimin e Kosovës në fusha të ndryshme. Disa marrëveshje të arritura Serbia as që i zbaton siç është ajo me targa, diploma, shuarjen e strukturave paralele serbe, ejt….Ju siguroj se Kosova nga ana e vet do të implementoj të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe në përputhje me Kushtetutën e vendit tonë, Kosova do ta themeloj edhe Asiciacionin e Komunave Serbe”, ka thënë ndër të tjerash Çitaku, raporton “Zeri.info”.
Çitaku po ashtu foli në këtë mbledhje edhe për ndalimin e ish-presidentes Atifete Jahjaga e cila u ndalu që të jetë pjesë e një takimi në Beograd ku do të diskutohej për viktimat e dhunës.
“Njohja e shteteve reciproke është më e mira e mundshme. Ish-presidentja Jahjaga është detyruar që të mbaj fjalimin e saj përmes video-konferencës pasi që Serbia ndaloi pjesëmarrjen e saj në Beograd në një takim ku duhej të diskutohej për gratë e dhunuar gjatë luftës”, përcjell “Zeri.info”.
Çitaku: UNMIK të largohet, nga 2009-a ka shpenzuar kot 400 milionë dollarë
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, largimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
Sipas saj, nuk ka asnjë nevojë që UNMIK të jetë ende në Kosovë. Thekson se të njëjtët nuk kanë ndonjë funksion, transmeton Express.
“Sot pas 18 vitesh ende jemi këtu për shkak të kësaj rezolute e cila nuk kërkon nga sekretari i jashtëm që të marr raporte nga UNMIKU çdo tre muaj, të bëhemi realist dhe ta përfundojmë këtë mision të UNMIK-ut.
Nuk ka kurrfarë nevoje që UNMIK të jetë i pranishëm, sepse s’ka kurrfarë funksioni pos disa iniciativave të vetëshpikura”, është shprehur ajo, teksa aktualisht po flitet rreth raportit për Kosovën.
Ajo ka folur edhe për buxhetin që UNMIK e ka harxhuar në Kosovë. Ambasadorja thekson se sa i përket vetëm buxhetit, mbi 400 milionë dollarë janë shpenzuar nga viti 2009 për të mbajtur një mision i cili sipas saj, ka përfunduar shumë vjet më parë.


