Fundamenti

Çitaku për raportet Shqipëri-Kosovë: Mos krijoni gogola, e kam parë me sytë e mi Edi Ramën si e mbështetë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka dhënë një koment për shfaqjen e raporteve të ftohta ndërmjet Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në samitin SEECP në Selanik të Greqisë.

Pa përmendur emrin e presidentes Osmani, Çitaku ka thënë se nuk duhet krijuar gogola dhe armiq të paqenë, duke shtuar se Edi Rama ka qenë mbështetës i Kosovës në situata jo të lehta.

Fundamenti

Lexo Edhe:
“Edi Rama është Kryeministri që kanë zgjedhur Shqiptarët tash e tri herë me radhë. Sentimentet dhe preferencat personale pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror. E raportet me Shqipërinë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohshëm. Ne mund të mos pajtohemi me Kryeministrin Rama rreth një çështje, por pajtohemi për 99 tjera. Kam qenë vet dëshmitare e shumë situatave jo të lehta për Kosovën, dhe e kam parë me sytë e mi, edhe e kam dëgjuar me veshët e mi, mbështetjen që i jep Kryeministri Rama Kosovës. Dorën në zemër, shpesh edhe me më shumë elokuencë se ne vet”, ka shkruar ajo.

“Pastaj, është për keqardhje që sot, në ditën e çlirimit të Kosovës po duhet me u’a përkujtu disave ndihmën e jashtëzakonshme që e ka dhënë Shqipëria për lirinë dhe pavarsinë tonë. Mos krijoni gogolë. Mos krijoni armiq të paqenë. Shqipëri, të kam”, ka shkruar në fund.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.