Uji Dea

Çitaku: PDK së shpejti do ta formojë “Qeverinë në Hije”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Çitaku: Kosova ka bërë progres të madh dhe një dëshmi e këtij progesi është edhe UBT. Nënkryetarja e parë e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi gjatë një debati me studentët e UBT-së se kjo parti shumë shpejtë do ta formojë Kabinetin e Qeverisjes së Mirë, që ndryshe njihet edhe si “Qeveri në Hije”.

“Përmes këtij Kabineti PDK nuk do të jetë vetëm kritikuese për Qeverinë aktuale, por do të ofrojë edhe alternativa si zgjidhje të qëndrueshme për probleme të ndryshme”, u shpreh ajo.

Ish ambasadorja Çitaku tha se PDK si parti i jep mbështetje të plotë Qeverisë së Kosovës në përmbylljen e dialogut me Serbinë. Po ashtu, ajo kërkoi që pozitë dhe opozitë pa dallim të jenë njëzëri kur është në pyetje politika e jashtme e Kosovës.

ARKATANA

Gjatë këtij debate me studentë të Fakultetit të Mediave dhe Shkencave Politike të UBT-së, ish Ambasadorja e Kosovës në SHBA foli edhe për raportet e Prishtinës me Washingtonin duke kërkuar kujdes maksimal në trajtimin e tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës. Ajo tha se Kosova duhet ta kapitalizojë mundësinë që ka tani që ta përmbyllë marrëveshjen me Serbinë në kohën kur në Zyrën Ovale është një mik i madh i Kosovës, si Presidenti Joe Biden.

Çitaku duke folur për aktualitetin politik tha se kushdo që mendon se përgjatë këtyre viteve nuk ka pasur progres në Kosovë, mjafton të vizitojë UBT-në dhe të bindet për arritjet e mëdha që kanë ndodhur.

“Kosova ka bërë progres të madh dhe një dëshmi e këtij progresi është edhe UBT”, u shpreh ajo./UBTNEWS

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.