Uji Dea

Çitaku: Në raport me Serbinë nuk duam që Kurti të dështojë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se ani pse partia e saj nuk pajtohet pothuajse asgjë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nuk duan që ai të dështojë në raport me Serbinë.

Këtë, nënkryetarja e ka thënë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

FIDANISHTJA

“Kosova është atdheu ynë i përbashkët. E Kosova sot po kalon ditët më të rënda që nga shpallja e pavarësisë. Me Albin Kurtin nuk pajtohemi pothuajse për asgjë. Madje nuk pajtohemi as me menaxhimin e situatës këto ditët e fundit. Megjithatë, për ne, si parti politike shtetndërtuese, Kosova vjen para kalkulimeve të ngushta elektorale. Në raport me Serbinë, ne nuk duam që Kryeministri i Kosovës të dështojë”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka shtuar se përveç komunikimit të nevojshëm midis Qeverisë dhe opozitës, nevojitet edhe koordinimi me aleatët ndërkombëtarë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.