RCCOLA

Çitaku në OKB: U tha se jemi njerëz të dalë nga mali, ju ftoj ta vizitoni Kosovën dhe ta shihni përparimin që është bërë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ku po diskutohet lidhur me Raportin e Sekretarit të Përgjithshëm për punën tremujore të këtij misioni në Kosovë, ka thënë se Kosova është e gatshme për dialog.

Çitaku tha se Serbia po e vështirëson dialogun.

“U tha se Kosova po vë pengesa. Kosova e dëshiron dialogun, por Serbia po vë pengesa. Po ashtu Kosova po i zbaton marrëveshjet përveç Asociacionit që synohet të ketë kompetenca ekzekutive, e mos të flasim për disa marrëveshje tjera si ajo për energjinë”, ka thënë ajo.

Çitaku ka përmendur edhe deklratën e e kryeministrës serbe, për kosovarët që kishte thënë se janë njerëz të ardhur nga mali.

Ajo ka thënë se do të donte t’i dëgjonte edhe në OKB këto deklarata.

Eco Higjiena

“Do të dëshiroja t’i dëgjoja ata që t’i përsërisin këto deklarata për burrat e gratë e Kosovës që na bëjnë krenarë në art, sport e fusha tjera. Po ashtu para familjeve të martirëve që bënë sakrificën e fundit për lirinë. Fjalët që fliten jashtë dhe mendimet brenda për popullin e Kosovës, është se ne kurrë nuk do të rreshtohemi nga Serbia. Kjo dhomë nuk do të shpërqendrohet nga nxitësit e urrejtjes. Republika e Kosovës asnjëherë nuk dot ë ndalojë rrugëtimin e saj për paqe me fqinjët tanë, duke përfshirë Serbinë. Ejani vizitojeni Kosovën dhe shihni me sytë tuaj përparimin që kemi bërë. Shihni bjeshkët tona për të cilët ne jemi krenar nga vijmë”, ka thënë ajo./Telegrafi/

Çitaku: Policia e Kosovës profesionale, UNMIK-u s’është i nevojshëm
A
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që po mbahet tani ka përmendur edhe operacionin anti-korrupsion që është bërë javë më parë në Veri të Mitrovicës, raporton Zëri.info.

Me këtë rast, ajo ka thënë se ky operacion është bërë pas hetimeve paraprake që ishin bërë dhe se kishte për qëllim vetëm luftimin e krimit të organizuar.

“Policia e Kosovës, është një organizatë që vepron me standardet më të larta të profesionalizmit dhe integritetit. Policia ka dëshmuar se është partner në luftimin e krimit të organizuar. Më 28 maj 2019 policia ka realizuar një operacion që kishte për qëllim luftimin e krimit të organizuar. Ky operacion ka ardhur pas hetimeve disa muajsh dhe janë hetuar disa grupe kriminale”, ka thënë ajo.

Çitaku ka përmendur edhe rolin e UNMIK-ut në Kosovë, me ç’rast ka thënë se nuk është e arsyeshme që UNMIK-u të qëndrojë edhe më tej në vend. “Ne nuk shohim ndonjë arsye për pranin e UNMIK-ut në republikën tonë të re. Kosova e qeverisë vetveten. Me aq shumë çështje me të cilat ballafaqohen njerëzit në botë, jam e sigurt se resurset që i ka ky institucion në Kosovë, mund të shfrytëzohen diku tjetër”, ka thënë ajo.