United Hospital

Çitaku në Këshillin e Sigurimit: Ushtria formohet vetëm me vendim të Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambsadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku në fjalën e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ia ka rikujtuar Daçiqit masakrat serbe të bëra në Mejë, Qyshk e qindra fshatra e qytete tjera.
Çitaku ka kritikuar edhe njëherë OKB-në që nuk po e njohin të vërtetën, pasi vetëm në Kosovë janë mbi 20 mijë persona të dhunuar gjatë luftës.

“Shtetet anëtare të OKB-së duhet të njohin të vërtetën, këtë vit Kosova nuk është përfshirë në raportin e sekretarit të përgjithshëm për dhunën seksuale, kurse organizatat ndërkombëtare kanë mbledhur 20 mijë rrëfime të dhunës dhe toruturës sistematike të bëra nga forcat serbe”, ka thënë Çitaku.

Ajo është ankuar edhe për arrestimin e serbëve të cilët janë pjesëtar të FSK-së.

Çitaku ka theksuar se formimi i Ushtrise bëhet vetëm me vendimin e institucioneve të Kosovës.

ARKATANA

“Disa serbë lokalë janë arrestuar në Serbi për shkak se janë bashkuar FSK-së. Më lejoni të jem e qartë Serbia nuk ka veto në themelimin e FAK-ut. Kjo bëhet vetëm nga isntitucionet e Kosovës. Sa i përket serbëve të Kosovës këta duan të kenë një jetë më të mirë. Megjithatë aspriata e tyre vazhdimisht shtypen nga Beogradi”, tha tutje ambsadorja e Kosovës në Uashington.

Çitaku gjithashtu përmendi edhe ndalimin e karateistëve të Kosovës që të marrin pjesë në Kampionatin Evropian në Serbi.

“Vetëm para pak ditësh Serbia e ka ndaluar ekipin e karatesë, duke ua pamundësuar që të marrin pjesë në Evropianin. Fëmijë janë ndaluar. Tani ju e dini sa përpjekje ka bërë Kosova që të bëhet anëtare e federative të sportit”, theksoi Vlora Çitaku.

Ajo gjithashtu kritikoi edhe mundësinë që Sllobodan Millosheviqi t’i ndërtohet një statujë në Serbi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.