ARKATANA

Çitaku: Me instruksione të Kurtit, Dehari e shkeli me të dy këmbët Kushtetutën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sekretarja e Përgjithshme dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se për partinë të cilës ajo i takon, edhe vendimi paraprak i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i qartë për sa i përket konstituimit të kuvendit.

Çitaku tha se këtë radhë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është kristal i qartë dhe se tregon që kryesuesi Avni Dehari, me instruksione të kreut të VV-së, Albin Kurtit, e ka shkelur me të dy këmbët Kushtetutën e Kosovës.

Uji Dea

“Këtë radhë, mbase edhe të nxitur nga reagimet karshi vendimit të mëparshëm, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, së paku pjesa e dispozitivit të publikuar, ishte kristal i qartë. Thuhej pa ambiguitet që kryesuesi ka bërë shkelje, pra Dehari qartazi me instruksione të Albin Kurtit dhe VV-së ka shkelur me të dy këmbët Kushtetutën e Kosovës, Rregulloren e Kuvendit dhe aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese”.“Përtej situatës së krijuar tash e disa muaj, përtej krizës politike, kjo nuk është produkt i mosmarrëveshjeve të thjeshta me njëri-tjetrin. Këtu kemi të bëjmë me një krizë të thellë shoqërore, morale, me një përpjekje të VV-së për ta delegjitimuar çdo institucion”, tha Çitaku në Klan Kosova.

Tutje, ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje është një grupim politik që sipas saj, synon që mendimin ta imponojnë dhe synon ta legjitimojë nënshtrimin si instrument të politikëbërjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.