GRANDEMALL

Çitaku: Kurti po synon ta përçajë shoqërinë deri në palcë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar sot për mos-plotësimin e kërkesave të mësimdhënësve nga qeveria.

Çitaku përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po synon ta “përçajë deri në palcë shoqërinë kosovare”, teksa potencoi se shkollat vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

“28 shtator 2022. Fëmijët janë ende në shtëpi. Shkollat e mbyllura. E kryeministri me kryeneçësi dhe indiferencë vazhdon t’i përbuzë mësueset dhe mësuesit tanë. Po synon ta përçajë deri në palcë shoqërinë”, ka thënë ajo.

Fundamenti

Sipas saj, kjo është Republika e tretë që e synon kryeministri, Albin Kurti.

“Me sindikata të reja, të cilat i nënshtrohen atij. Me media të reja, të cilat i nënshtrohen atij. Me biznese të reja, të cilat i nënshtrohen atij. Kryeministri don ta bëjë Kosovën të pajetueshme për secilën dhe secilin njeri që nuk pajtohet me të”, ka shkruar Çitaku në Facebook duke shtuar se “Kjo mendësi nuk kalon”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.