United Hospital

Çitaku: Kurti me lehtësi shpallte tradhtarë e kriminelë, shpresoj ta ketë kuptuar rëndësinë e dialogut tani

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, thotë se kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar qëndrim sa i përket dialogut me Serbinë. Çitaku thotë se është e rëndësishme që i pari i ekzekutivit të Kosovës, të kuptoj se Serbia nuk bindet, dhe se qëllimi i vendit tonë duhet të jetë bindja e bashkësisë ndërkombëtare.

Çitaku në emisionin DPT te Fidani në T7, tha se Kurti duhet të tregojë se çka diskutoi në Berlin gjatë darkës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Unë mendoj se (Kurti) ka ndryshuar qëndrim, i ka kuptuar limitet e qeverisjes, e ka kuptuar se dialogu është i rëndësishëm dhe i pashmangshëm”, tha Çitaku.

ARKATANA

Ajo nuk e quan Kurtin ‘tradhtar’.

“Për një kohë shumë të gjatë qytetari i Kosovës është terrorizuar nga eksponentë të ndryshëm politik në Kosovë. Me një lehtësi të padurueshme janë thanë fjalë shumë të rënda dhe të mëdha, njerëzit janë shpallur tradhtar, kriminelë. Unë nuk besoj se Kurti është tradhtar, unë shpresoj ta ketë kuptuar se dialogu është i rëndësishëm, shpresoj që nga pozicioni ku është sot të ketë edhe një kuptim tjetër për procesin në të cilin kemi kaluar në vitet e fundit. Shpresoj ta ketë kuptuar se dialogu është një instrument, jo qëllim në vetvete”, shtoi ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.