Eko Higjiena

Çitaku: Kurti dhe eksponentët e VV-së vazhdojnë të krijojnë kriza me aleatët, duke lënë në hije skandalet në qeverisjen e brendshme

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për krijimin e krizave dhe konflikteve me aleatëve.

Çitaku në një postim në Facebook shkruan se kacafytjet e tyre publike herë me SHBA-në, herë me BE-në po ua lënë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme.

“Kryeministri dhe eksponentët e VV vazhdojnë të krijojnë kriza dhe konflikte me aleatët. Kacafytjet e tyre publike herë me SHBA-në, herë me BE-në u kanë sjellë vetëm një të mirë. Po ua lënë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme”, shkruan nënkryetarja e PDK-së.

Mobi Casa

Çitaku më tej tha se të enjten një zyrtar i VV-së u emërua drejtor i KEK-ut dhe kjo pas arrestimit të ish drejtorit, i cili po ashtu ka qenë zyrtar i VV-së.

“Tashmë është e qartë, përplasjet me aleatët, në emër të sovranitetit, po bëhen për të kompensuar mungesën e sukseseve në qeverisje , dhe për të mbuluar skandalet.

Nuk do të ketë jetë të gjatë kjo mendësi”, shkruan ajo. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.