Hidromorava

Çitaku: Kryeministri Kurti bëri një gabim ahistorik

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Në Bruksel po mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, në kuadër të bisedimeve për zbatimin e një marrëveshjeje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Qysh në fillim të takimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.

E pas këtij zhvillimi kanë ardhur reagime të shumta nga opozita.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku këtë veprim të Kurtit e ka quajtur “gabim ahistorik”.

Mobi Casa

“Sot ishte përvjetori i masakrës në Studime, ku 116 civil të pambrojtur, gra e burra, pleq e fëmijë, u vranë brutalisht nga aparati shtetëror i Serbisë. Po sot, Kryeministri Kurti bëri një gabim ahistorik”.

“Shqetësuese se si bëhet barazimi palëve sa i përket provave materiale për të zhdukurit, të cilat prova gjoja gjenden nën zotërimin e institucioneve të të dyja palëve”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Sipas të dytës së PDK-së, Serbia sot u lirua nga përgjegjësia ndërkombëtare për zhdukjen me dhunë të shqiptarëve gjatë luftës.

“Kjo Deklaratë përfundimisht e liron Serbinë nga përgjegjësia ndërkombëtare për zhdukjen me dhunë të individëve gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) kurse Kosovën e gjuan në rolin e palës që ka kryer krime në mënyrë institucionale, njëjtë sikur Serbia”, ka shkruar tutje Çitaku./Telegrafi/