Fundamenti

Çitaku: Kryeministri e Presidentja po e trajtojnë Kosovën si lojë fëmijësh

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes, Vjosa Osmani, ku thanë se Kosova është e gatshme për zgjedhje të reja.

Çitaku përmes një postimi në facebook ka thënë se bartësit e Insitucioneve po e trajtojnë Kosovën si lojë fëmijësh.

“A po e shihni, bartësit e Institucioneve e trajtojnë Kosovën si lojë fëmijësh. Presidentja paska thënë që Kosova qenka e gatshme për zgjedhje të reja në komunat veriore. Njejtë tha dje edhe Kryeministri. Mirë shumë” ka thënë Çitaku.

UBT

Ajo pyeti krerët e shtetit se pse e kanë sjellë situatën në këtë pikë konfrontimi me SHBA dhe BE kur paskët qenë të gatshëm për zgjidhje kreative, dhe pse kanë rrezikuar sigurinë kombëtare.

“Por, pse e sollët situatën në këtë pikë konfrontimi me SHBA dhe BE kur paskët qenë të gatshëm për zgjidhje kreative. Pse e rrezikuat sigurinë kombëtare dhe vizionin euroatlantik të Kosovës? Për lojë fëmijësh? Mejrim”, ka shkruar Çitaku.