FITORJA

Çitaku kritikon Qeverinë: Veprime të paplanifikuara dhe të pakoordinuara

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për shtyp, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të paplanifikuara mirë dhe të pakoordinuara si duhet.

Çitaku tha se vendosja e barrikadave dhe pengimi i lirisë së lëvizjes në cilëndo pjesë të Republikës së Kosovës, është i papranueshëm.“Sa i përket Qeverisë së Kosovës, aksioni i mbrëmshëm dëshmoi edhe një herë se vendimi për veprim ka qenë i paplanifikuar mirë dhe prandaj nuk arriti që të realizohet. Dështimi në realizimin e këtyre vendimeve të Qeverisë, po krijon një përshtypje që Veriu është i pamenxhueshëm dhe që situata atje është jashtë kontrollit të shtetit. Po ashtu, veprimet e Qeverisë do të duhej të ishin paraprakisht të koordinuara me miqtë tanë ndërkombëtarë, jo vetëm të ndëgjojnë ata në momentet e fundit të krizës. Aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti. Ato duhet të mirëmbahen dhe kultivohen me seriozitet.”, theksoi Çitaku.

Ajo tha se PDK me shqetësim i ka ndjekur zhvillimet e mbrëmshme në Veri të vendit dhe e konsideron si shumë shqetësuese konfuzionin e krijuar në opinionin publik në lidhje me situatën në veri.“Provokimet dhe veprimet e paligjshme të strukturave kriminale në veri të vendit, që qartësisht janë të sinkronizuara me Beogradin zyrtar, të monitorohen dhe të denoncohen edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare. Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se situata e tanishme edhe një herë e vërteton faktin që një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e fokusuar në njohjen reciproke, është urgjente. Ne mirëpresim angazhimin aktiv të SHBA-ve dhe BE-së për të de-eskaluar situatën.”, tha ajo.

PDK kërkon nga Qeveria të shpjegoj qartë se cili është vendimi i ri dhe çfarë do të ndodhë në këto 30 ditët e ardhshme.

Hidromorava

Çitaku theksoi se bashkërendimi i të gjithë akterët relevantë, ndërkombëtarë e vendorë, është i rëndësishëm para marrjes së vendimeve të rëndësishme për vendin.“Presim nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të tregoj seriozitet, të sillet përgjegjshëm, të ndërmarr veprime të planifikuara mirë në koordinim gjithmonë me aleatët tanë. Situatat si ajo mbrëmë, ku qytetarët u lanë në ankth dhe huti, mërgimtarët e bllokuar dhe pa informata në kufi, nuk guxojnë të përsëriten me 1 shtator, kur të filloj zbatimi i reciprocitetit të pjesshëm me Serbinë. Sot, nuk është koha për protagonizëm politik, por për pjekuri politike.”, tha ajo.

Çitaku ka ftuar edhe një herë qytetarët e komunitetit serb që të mos lejojnë të manipulohen nga politika destruktive e Serbisë që ka synim destabilizimin e vendit.

“Ftojmë edhe një herë qytetarët e komunitetit serb që të mos lejojnë të manipulohen nga politika destruktive e Serbisë që ka synim destabilizimin e vendit tonë. Të gjithë duhet të punojnë për mbarëvajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë për qytetarët, duke garantuar lëvizjen e lirë për të gjithë.”, tha ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.