KKVITI

Çitaku: Kosovës kanë filluar t’i mbyllen dyert, dikur ishte palë e sot temë në takime të rëndësishme

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se dikur në takime të rëndësishme Kosova ishte palë, e jo temë, kurse sot sipas saj është e kundërta.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sot palë është Serbia, e Kosova temë.

KKVITI

“Dikur, në takime të rëndësishme ku ishte SHBA-ja, Kosova ishte palë, e jo temë. Sot, palë është Serbia e temë Kosova, ndërsa krerët e institucioneve tona, sillen korridoreve për të shtrënguar simbolikisht ndonjë dorë, sikur të ishin turistë të interesuar për fotografi e jo përfaqësues të një shteti që i duhet përkrahja e SHBA-së”, ka shkruar Çitaku.

Çitaku ka shtuar se me liderët e sotëm të institucioneve, jo vetëm që s’janë hapur dyer të reja, por kanë filluar të mbyllën edhe dyert që Kosova i kishte të hapura. /Telegrafi/