Eko Higjiena

Çitaku: Kosova është në agoni, kërkojmë zgjedhje për zgjidhje të situatës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, mes tjerash, ‘darkën e punës’, ku janë takuar kryeministri Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Duke folur për arsyen e takimit të Kurtit me Krasniqin, Çitaku tha se në një shoqëri normale, në një vend stabil, takime të tilla do të ishin krejtësisht normale, duke shtuar se është biseduar për zgjedhje parlamentare si një instrument demokratik për të zgjidhur problemet e mëdha të qytetarëve të vendit, si në aspektin ekonomik, për çmimin e lartë të rrymës, kostoja e papërballueshme e jetesës, ashtu edhe politik, ndërsa përmendi detyrat e politikanëve të vendit.

“Detyra e lartë e politikës është që të ofrojë zgjidhje, ngase po besojmë se Kosova është në një agoni”, tha Çitaku në RTK.

Ajo për takimin e djeshëm mes Kurtit e Krasniqit, mohoi mundësinë e ndonjë konspiracioni, teksa shtoi se për PDK-në, e rëndësishme që të ketë zgjedhje sa ma parë.

Çitaku: E rëndësishme është qëllimi e jo forma e shkuarjes në zgjedhje

Lidhur me reagimet e partive të tjera opozitare, LDK e AAK, për takimin mes Kurti dhe Krasniqit, Çitaku tha se të gjitha partitë opozitare pajtohen se situate në vend është e rëndë.

United Hospital

“Nuk dua të ngre shtiza kundrejt partnerëve tanë opozitar, por problemin e kemi me qeverisjen, e cila ka degraduar jetën institucionale në këto katër vitet e fundit”, tha Çitaku.

Lidhur me mënyrën e shkuarjes në zgjedhje, Çitaku tha se e vetmja mënyrë është të shpartallohet Kuvendi dhe të shkohet në zgjedhje, ndryshe, shtoi ajo, përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket se është opsion real.

“Partia Demokratike e Kosovës kërkon zgjedhje si instrument demokratik për të ofruar një platformë të re që synon të përmirësojë kualitetin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe që vendi të shkojë në zgjedhje, qoftë përmes të dorëheqjes së Kryeministrit, qoftë përmes të shpërndarjes së Kuvendit”, theksoi Çitaku.

Ajo vuri në dukje se kryetari Krasniqi është takuar kohë më parë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për të krijuar një konsensus të gjerë politik, që të ketë një dakordim për datën e zgjedhjeve parlamentare.

Çitaku tha se para mocionit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, PDK do të zhvillojë takime me partitë opozitare për dakordësim për datën e zgjedhjeve, ndërsa shtoi se PDK është e mendimit që të jetë data 9 qershor, por që për shkak të çështjeve procedurale, për PDK-në është e rëndësishme që të shkohet në zgjedhje sa ma parë, sepse është e nevojshme dhe e domosdoshme.

“E rëndësishme është që të shkohet në zgjedhje, pra qëllimi e jo forma e shkuarjes në zgjedhje”, tha Çitaku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.