Mobi Casa

Çitaku kërkon nga Serbia t’i ndalë gënjeshtrat e pengesat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vlora Çitaku ka hyrë në historinë e pasluftës si ministrja e parë e Kosovës që është futur zyrtarisht në Beograd. Dhe, qysh në takimin e parë ajo ua ka bërë të qartë autoriteteve serbe se vendi i saj nuk do të jetë kurrë më pjesë e Serbisë. Ministrja, e cila në mandatin e saj e ka përgatitjen e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian nuk ka harruar t’i përmendë masakrat dhe gjenocidin e shkaktuar në Kosovë nga regjimi i “kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

“Kosova asnjëherë nuk do të jetë më pjesë e Serbisë”, ka thënë ajo gjatë një paraqitjeje para mediave serbe në konferencën: “Integrimi në BE dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, e cila është organizuar nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, që drejtohet nga sociologu i njohur serb, Dushan Janjiq.

Uji Dea

Ajo megjithatë ka kujtuar se në Serbi edhe gjatë kohërave të errëta ka pasur njerëz që kanë vlera të vërteta evropiane si Natasha Kandiq, Dushan Jannjiq, Ivan Vejvoda dhe Sonja Biserko.

Gjatë ditës, Çitaku e shoqëruar edhe nga zyrtari i ndërlidhës i Prishtinës në Beograd, Valdet Sadiku, është takuar me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, Vincent Degert dhe ka vizituar edhe zyrën ndërlidhëse të Kosovës.(Tribuna)