RCCOLA

Çitaku i reagon Kurtit: Në sytë e Amerikës, Kosova është çliru e pavarësu – në sytë e tu është shkatërru

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është politikania e radhës që i reagon kryeministrit Albin Kurti pas deklaratave të tij të fundit për raportet me SHBA-në dhe Serbinë.

Çitaku ka thënë se Amerika as Kosovën nuk e shoh njëjtë si Kurti pasi sipas saj ky i fundit e sheh vetëm me pesimizëm vendin.

“Po, Albin, Amerika nuk e sheh Serbinë me sytë e tu. E kuptueshme kjo. Po me sytë e tu nuk e sheh as Kosovën. Se në sytë e tu, Kosova është shkatërru qe dy dekada”, ka shkruar ajo.

“Në sytë e Amerikës, Kosova është çliru, pavarësu, zhvillu, ndërtu. Nihilist, cinik. Kaq je, dhe ke me mbetë pa asnjë rezultat”, vij tutje Çitaku.

Mobi Casa

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti në një bashkëbisedim me Ditmir Bushatin në episodin e radhës të emisionit të tij “Public Square” ka thënë se nuk pret nga SHBA ta shohë Serbinë sikurse e sheh Kosova.

Kryeministri ka thënë se ai dhe SHBA nuk e kanë të njëjtën ndjesi për Serbinë.

Kritika ndaj deklaratave të Kurtit ka dhënë edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj./Telegrafi/