Uji Dea

Çitaku hedh akuza ndaj Qeverisë Kurti: Mbi dy vjet keqqeverisje, të mbushur me skandale e afera korruptive

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se bilanci i vetëm i Qeverisë Kurti është varfëria e dëshpërimi që kanë sjell te familjet në vend dhe stagnimi në të gjitha fushat.

Në një shkrim në rrjetin social Faceboook, Çitaku tha se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është mbushur me skandale e afera korruptove në dy vjet e gjysmë në pushtet.

“Nuk i kemi harruar veriun, sanksionet dhe as koordinimin me Radojçiqin! Mbi dy vjet keqqeverisje të një mandati të dytë, të mbushur me skandale e afera korruptive, u provuan të mbulohen nga Qeveria me një situatë të tensionuar në pjesën veriore të vendit”.

Eco Higjiena

“Derisa popullin e terrorizuan për disa muaj përmes populizmave luftënxitëse, shtetit ia sollën edhe sanksionet e para nga vetë aleatët më të afërt ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-ja. Në krye të kësaj, u doli edhe përgjimi që dëshmon koordinimin e kësaj Qeverie me kriminelë si Millan Radojçiqi – në dëm të interesit të shtetit dhe qytetarëve”, tha ajo.
Sipas Çitakut pesë ministra e shumë zyrtarë, nga të gjitha llojet janë nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Miliona euro të shpërdoruara e keqmenaxhuara nga ministria, ambasadorë e shefa të ndërmarrjeve – të cilat burimin e kanë të kreu i Qeverisë. Stagnim në ekonomi, shëndetësi, arsim, diplomaci, drejtësi dhe secilin sektor tjetër në Qeveri. Varfëri e dëshpërim në secilën familje të qytetarëve të vendit. Ky është bilanci i vetëm i kësaj Qeverie, për të cilin, qytetarët do të dijnë të gjykojnë në momentin e parë që do ta kenë mundësinë”, tha Çitaku.