FITORJA

Çitaku: Deklarata e Macron konfirmon qëndrimin e BE-së se koha e fjalëve ka kaluar

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se deklarata e presidentit të Francës, Emmanuel Macron rikonfirmon qëndrimin e Bashkimit Evropian, duke shtuar se është koha që të merren masa konkrete për zgjidhjen e konfliktit në rajon.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili ka bërë thirrje për masa ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse ato nuk ndjekin marrëveshjen e Brukselit dhe nuk sillen me përgjegjësi në zgjidhjen e konfliktit.

Çitaku ka theksuar rëndësinë e kësaj deklarate dhe ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta trajtojë seriozisht atë.

Ajo e ka vlerësuar këtë deklaratë si një konfirmim të qëndrimit të Bashkimit Evropian për nevojën e veprimeve konkrete dhe përgjegjësive të marrë nga palët, në vend të fjalëve dhe këshillave.

“Deklarata e Presidentit Macron për rishikim të politikave të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse palët nuk sillen me përgjegjësi, duhet të merret seriozisht nga Qeveria. Kjo deklaratë rikonfirmon qëndrimin e BE-së, se koha e fjalëve dhe këshillave tashmë ka kaluar”, ka shkruar ajo në rrjetin social, Facebook.

GRANDEMALL

Çitaku ka theksuar se rishikimi i politikave të vizave për qytetarët e Kosovës, në rast se nuk ndodhin hapat e duhur drejt zgjidhjes së konfliktit, do të ishte një ndërhyrje serioze.

Ajo ka shtuar se pas masave të BE-së kundër Kosovës dhe zhvillimeve politike të fundit në vend, rishikimi i liberalizimit të vizave do të ishte një goditje e rëndë për qytetarët e Kosovës.

“Pas masave konkrete të BE-së kundër Kosovës, pas zhvillimeve të fundit politike në vend, rishikimi i liberalizimit të vizave për qytetarët do tanë do të ishte tejet dëshpërues. Prandaj, përtej kritikës dhe politikës ditore, kjo është një këshillë për Qeverinë. Askush nuk po iu kërkon të veproni kundër interesit të shtetit dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar tutje ajo.

Çitaku ka mbyllur reagimin e saj duke bërë thirrje për Qeverinë që të marrë këtë paralajmërim të Presidentit Macron seriozisht dhe të vepronte me përgjegjësi për të mos e cenuar lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës, e cila ka qenë një pritje për shumë vjet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.