Hidromorava

Çitaku: Artikulli i NYT është gjysmë i saktë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në një intervistë për HuffingtonPost ka folur për artikullin e New York Times, “Kosova, tokë e pëlleshme për ISIS-in”.

Reportazhi i NYT sqaron se paratë e vendeve arabe si Arabia Saudite, Kuvajti, Emiratet dhe Katari e kanë shndërruar Kosovën nga një vend tolerant dhe me siguri kombëtare, në një vend të dominuar nga vehabistët.

“Artikulli i New York Times është i saktë, por e thotë vetëm gjysmën e së vërtetës dhe me dy vjet vonesë”, ka thënë Çitaku në një intervistë sy-më-sy me analisten Hiam Nawas.

Mobi Casa

“Unë, personalisht, ishte një nga zyrtarët e parë që foli publikisht për problemin e radikalizmit në Kosovë në fillim të vitit 2009. Në vitin 2014 qeveria mori masa drastike legjislative dhe operative për të trajtuar atë. Si pasojë, më pak se 10 njerëz u bashkuan ISIS në vitin 2015 dhe zero në vitin 2016. “Por, ISIS është ende një problem në Kosovë, siç është për shumë nga pjesa tjetër e botës, ka thënë Çitaku.

Ambasadorja Çitaku, ish-konsulle e Kosovës në New York, nuk e fsheh faktin se paratë e vendeve të Gjirit, që përfaqësonin brendin vehabi, kanë depërtuar në Kosovë, por ka mohuar se qeveritë e atyre vendeve janë përgjegjëse për këto aktivitete.Ajo ka thënë se Kosova ka krijuar një numër të procedurave legjislative dhe operative për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm. Parlamenti miratoi në vitin 2014 një ligj për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Dhe në vitin 2015 u miratua Ligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Shtetit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.