ARKATANA

Çitaku akuzon Bislimin: Po silleni si opozitarë rrënues e të papërgjegjshëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili hodhi dyshime mbi pavarësinë e gjyqësorit në vend, në konferencën për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë.

Çitaku tha se Bislimi hodhi “helm kundër institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës”.“Nëse ai është në gjendje ta bëjë këtë para gazetarëve dhe mediave, imagjinojeni se si i mbronë dhe përfaqëson Bislimi interesat e Republikës sonë në takimet private”, tha ajo.

FIDANISHTJA

Tutje, ajo shtoi se “në vend së të silleni si liderë dhe përfaqësues të interesave të shtetit dhe qytetarëve – ju silleni si opozitarë rrënues dhe të papërgjegjshëm”.

Më poshtë mund të gjeni deklaratën e Bislimit për të cilën reagoi Çitaku:“I kam dy mundësi: ose flas me gjykatësit nëpër mekanizma paralel dhe ndikoj në vendimin e tyre, atëherë nuk kam nevojë të deklarohem publikisht se kam arritur qëllimin, kam ndërhyrë në drejtësi, ose në pamundësi të ndërhyrjes në drejtësi, deklaroj publikisht për brengat që kam. Çdo deklarim publik i imi për problemet me sistem të drejtësisë janë certifikim i mosndërhyrjes në drejtësi. Sepse tregojnë që kam pakënaqësi, dhe nuk kam zgjedhur rrugën e ndërhyrjes. Jo çdo brengë e dikujt që thotë mos ndërhyni në drejtësi, është rezultat i mosndërhyrjes. Pyetjet që duhet ta bëni: sa janë të pavarura gjykatat tona? Është e qartë që gjykatat janë të pavarura nga Qeveria, por a janë të pavarura? Nëse jo, nga kush varen, kush i ndikon vendimet që marrin gjykatat tona? Nëse unë kritikoj një vendim, sepse bash ai vendim nuk është i pavarur. Sepse do të doja që gjykatësi të vendosë në bazë të elementeve pa ndërhyrje nga jashtë, qoftë brenda apo jashtë Kosovës”, ka deklaruar Bislimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.