United Hospital

Çitaku: 2025-ta, vit i humbur për Kosovën

/ 1 minutë lexim
HW

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vlerësuar vitin 2025 si një vit të humbur për Kosovën, duke kritikuar ashpër drejtuesit e institucioneve për moskujdes ndaj qytetarëve.

Çitaku theksoi se pensionistët po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike.

Uji Dea

Ndërkaq, sipas saj, të rinjtë e Kosovës nuk gjejnë mundësi për të realizuar potencialin dhe ambiciet e tyre në vendin e tyre.

“Jemi në vitin 2025, ky ka qenë fatkeqësisht një vit i humbur për Kosovën. Qytetarët e Kosovës kanë përjetuar një përbuzje totale nga ana e bartësve të institucioneve të Kosovës. Sot një pensionistë e ka vështirë të kalojë muajin. Ai duhet të zgjedh mes barnave dhe pagesës së faturës së energjisë elektrike, se me atë pension nuk i përballon të dyjat. Sot të rinjtë e Kosovës, nuk e shohin në Kosovë vendin ku mund të realizojnë potencialin e tyre. Është e dhimbshme që 20-vjeçarët sot i kanë ambiciet shumë më të vogla, ose realizmin e ambicieve nuk e kanë në Kosovë…”, ka thënë Çitaku./dukagjini

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.