ARKATANA

Cinizmi dhe argumentet e munguara

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me keqardhje, të nderuar qeveritarë lokal të LDK në Gjilan, ju kujtojmë, se retorika cinike dhe ironizuese u takon përherë atyre të cilëve u mungojnë argumentet dhe kanë shterpësi kulture debatuese ka thënë Fatbardha Selmani këshilltare e PDK-së. Ju vërtetë duhet të vini e të mësoni nga PDK sepse kemi qenë dhe jemi akademi e vërtetë për qeverisje të mirë dhe për vullnetin e mirë e të madh për punë. Ejani e mos ngurroni ka shkruar Fatbardha Selmani, anëtare e KK Gjilan dhe e Komitetit për Shëndetësi.

Në reagimin e Fatbardha Selmanit thuhet se “Ju kujtojmë poashtu që ne përgjatë gjashtë viteve në qeverisje të komunës nuk jemi koritë me pacientët dhe me qytetarin e komunës, andaj përpjekjet tona që atij t’i dalim në ndihmë edhe kur jemi në opozitë janë pjesë e përgjegjësisë tonë dhe e kontratës së përhershme që ne e kemi me ta. Edhe projekti më i madh i mundshëm fillon me hapin e parë të vogël të domosdoshëm. Nga kjo moto kemi marrë shumë mësime në të kaluarën dhe këtë e kemi jetësuar në komunën tonë në të gjitha fushat. Me hapat e vegjël që ne po bëjmë në të mirë të njeriut të komunës tonë, ne po i bëjmë së paku këto dy të mira: e para po mundohemi “t’ua hapim sytë” juve dhe po ju sfidojmë që të jeni të kujdesshëm ndaj qytetarit tonë dhe e dyta po e japim shembullin praktik të përkushtimit dhe të vullnetit të mirë për të bërë punë të prekshme, qofshin ato edhe punë të vogla”.

Shtoja që nga helmimet e mundshme (epidemitë) janë të rrezikuar fëmijët poashtu. Ne kemi bërë blerjen e barnave esenciale me taksat lokale për gjatë viteve të qeverisjes sonë, e nuk jemi koritë me pacientët dhe me qytetarin tonë. Ne jemi strukturë e përgjegjshme plotësisht.

Ju, të nderuar, aq më keq dukeni para publikut kur vet e pranoni që lista esenciale e barërave nuk është komplete dhe “po hulumtoni” mundësinë për fond lokal shtesë për furnizim (e kur vallë do t’i gjeni ato fonde dhe kur do ta bëni furnizimin? Si do të reagojnë qytetarët deri atëherë? Sa do të dëmtohen ata deri atëherë?)

E keni pranuar që (kinse) për shkak të obligimeve të krijuara nga ne nuk paska mundësi me i transportuese nxënësit?!

E çka sikur një i vetmi fëmijë do ta pësonte (larg qoftë) si ai fëmiu në Fushë Kosovë nga qenët endacakë ose nga ndonjë aksident në trafik në rrugët me rrezikshmëri të lartë? Ose nga ndonjë epidemi nga ndotjet e ujit? A ia vlen pastaj me i përmend obligimet që i paska komuna? Jo kurrë. Nuk ia vlen. Kishte me qenë tepër fyese për familjet dhe qytetarët e komunës.

Neve kemi hy vetëdijshëm në obligime të cilat i trajtojmë fare normale për një komunë të madhe si kjo e jona sepse nuk kemi dashur ta sfidojmë me rreziqe familjen dhe fëmijët tanë si vlerën kulmore që e kemi dhe për të cilën ekzistojmë si shtet.

Transporti i fëmijëve kur distancat janë të mëdha, kur rrezikshmëria është e lartë dhe kur kushtet për udhëtim në këmbë janë të rënda nuk paraqet luks por është nevojë emergjente që duhet përmbushur.
Ne nuk i kemi lënë hapësirat publike sikur edhe shkollat e ambulancat pa siguri fizike, pa mirëmbajtje të duhur, pa dru në dimër dhe pa personel të nevojshëm shtesë sepse do ta cenonim funksionimin normal të komunës.

Ne nuk i kemi lënë qytetarët pa drita me muaj të tërë, ne nuk i kemi lënë rrugët me gropa asnjëherë kaq gjatë pa i riparuar. Ne e kemi pastruar dhe gjelbëruar tepër mirë komunën. Ne u kemi kryer qytetarëve shërbimet e varrimit.

ARKATANA

Thënë ndryshe ne e kemi mirëmbajtur komunën dhe e kemi bërë vitale për punë, e kemi humanizuar atë e kjo natyrisht që donë investim.

As që e kemi pasur ndërmend të mbajmë “dietë” sepse dieta ju shërben vetëm atyre të “dhjamosurve” e komuna që ne e qeverisnim ishte vitale plotësisht dhe bënte shumë punë.

Do të shohim tashti në seancën e radhës të KK që “dieta” nuk ju ka sjellë asnjë rezultat, por është vetëm një justifikim për dështimin tuaj të deritashëm.

Ju lusim për të satën herë, në emër të qytetarit të thjeshtë e të sinqertë të komunës që të mos manipuloni me shumën e obligimit komunal. Edhe këtë po e bëni që nga fillimi i mandatit tuaj për ta justifikuar paaftësinë dhe mungesën e vullnetit për të qeverisë mirë me komunën.

Borxhi zyrtar i raportuar në KK me raport financiar vjetor ishte 3.7 milionë euro e prej tyre 1.4 milionë të programuara për dy vite që d.m.th se presion në komunë kanë bërë vetëm 2.3 milionë euro e që as duhet përmendur për një komunë kaq të madhe e me funksionim brilant deri në fund të vitit 2013.

Fundja ne PDK e Gjilanit të vetmit nuk e kemi votua formulën e granteve në vitin 2012 për vitin 2013 sepse na shkaktohej vetëm në arsim një mungesë prej rreth 3 milionë euro. Kjo formulë e ndarjes së granteve është tepër e vjetruar dhe e dëmton plotësisht komunën tonë dhe ndonjë tjetër.

Pra, mungesat dhe deficiti financiar është i shkaktuar vit pas viti nga qendra e jo nga ne në Gjilan. Manipulimi që po e bëni me borxhin është vërtetë diletantesk dhe i pacipë. Është për ta justifikua dështimin që tashmë po ju duket ashiqare.

Ju vërtetë duhet të vini e të mësoni nga PDK sepse kemi qenë dhe jemi akademi e vërtetë për qeverisje të mirë dhe për vullnetin e mirë e të madh për punë.
Ejani e mos ngurroni! ka shkruar Fatbardha Selmani, anëtare e KK Gjilan dhe e Komitetit për Shëndetësi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.