FITORJA

“Cinematique”, dhe feminiteti i Krenare Rugovës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Prishtinë – Kreatorja kosovare, Krenare Rugova, ka prezantuar sonte kreacionet e fundit të saj me fustanet që i takojnë koleksionit pranverë-verë 2014, të titulluar “Cinematique”. Ajo është ndarë e kënaqur me publikun, sikurse edhe publiku me punën e saj.

Fustane të kombinuara me ngjyra dhe materiale të ndryshme, me një dozë të klasikes të inkorporuar tek modernia, janë prezantuar të shtunën mbrëma, si kreacioni i fundit i kreatores Krenare Rugova.

Në këtë revy të modës, që i takon koleksionit pranverë-verë 2014 fustanet i kanë prezantuar dhjetëra modele, ndërsa hapësira në katin e dytë të Muzeut të Kosovës ka qenë e vogël për t’i zënë të interesuarit, pjesa dërmuese e të cilëve kanë qenë femra.

ARKATANA

Kreacionet e Rugoves, të cilat nuk janë të panjohura për ndjekësit e modeleve të fundit të gardërobës në Kosovë, janë pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Vetë kreatorja, gjatë një bisede për Kultplus ka thënë se mbi të gjitha është ndarë e kënaqur nga numri i madh i mysafirëve që e kanë ndjekur revynë e saj të fundit.

“Prania e publikut ishte fantastike, kjo është pjesa më e mirë. Unë prapa skenës nuk e di çfarë ndodhë përpara, por në momentin që dalë unë edhe e shohë sallën krejtësisht të mbushur, atëherë kjo është pjesa më e mirë e prezantimit”, ka thënë Krenare Rugova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.