Fundamenti

Çiljeta: Uroj ta vë shaminë një herë e përgjithmonë, kam ndjerë paqe dhe më janë plotësuar shumë lutje nga Zoti

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, së fundmi u bë pjesë e një sfilate të modës myslimane që u organizua në Tiranë.

Kjo sfilatë bamirëse kishte qëllim promovimin e veshjeve me mbulesë dhe shitjen e tyre, teksa të gjitha të ardhurat prej saj, do t’iu dërgohen fëmijëve me kancer.

Modelja titullare e mbrëmjes ka qenë këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila i ka mahnitur të gjithë duke u paraqitur me një fustan të bardhë me mbulesë dhe kurorë në kokë.

E pyetur në fund të sfilatës se si ka qenë kjo eksperiencë për të, këngëtarja e hitit “Të dy qajmë të ndarë”, tha se shpreson që ta vërë sa më shpejtë havalen në kokë një herë e përgjithmonë.

UBT

“Unë uroj ta vë sa më shpejt komplet krejt shaminë, një herë e përgjithmonë. Ndjehem shumë mirë, pa diskutim që po”, ka thënë Çiljeta.

Tutje, ajo ka treguar se është një myslimane e devotshme dhe se i praktikon të gjitha ritet fetare.

“Unë falem pesë vakte, kam tre vjet. Kam ndjerë paqe shpirtërore me veten time dhe më janë plotësuar shumë dua (lutje) kur i lutem Zotit”, ka shtuar më tej këngëtarja.

Çiljeta përndryshe ka qenë dikur më aktive në muzikë, teksa viteve të fundit e ka ndryshuar fokusin e saj në këtë pjesë, duke iu përkushtuar më shumë familjes dhe fesë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.