ARKATANA

Çiljeta, mbretëresha e verës!

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Po, po, mjafton të shkruajmë emrin Çiljeta në titull dhe e dimë me siguri që ky artikull do të lexohet!

Gjithashtu e dimë që nuk po pyesni pse, sepse Çiljeta është shumë e dashur, shumë e bukur, shumë seksi, shumë e talentuar e shumë shumë… Gjthnjë ka mbajtur titullin si femra më seksi e Shqipërisë, por sot ne do t’i japim një titull të ri. Çiljeta është mbretëresha e verës! Që në ditët e para kur rrezet e diellin nisën të djegin më shumë, ashtu edhe këngëtarja filloi të ndezë gazetarinë rozë me lajme bombastike.

Mobi Casa

E ku kish ndodhur ndonjëherë në Shqipërinë tonë të vogël, që një personazh publik të deklarojë se dëshiron të zvogëloje gjoksin. E këtu kujtojmë një tjetër trofe që artistja ka, atë të personazhit më të sinqertë të showbiz-it. Kjo e ka bërë që njerëzit ta duan kaq shumë, e kemi stërthënë e do të vazhdojmë t’i mëshojmë, sepse një personazh i tillë na gëzon. Çili u diskutua në media që prej çastit kur bëri deklaratën për zvogëlimin e dekoltesë, e deri më sot kur ende fotot e saj me gjoksin e ri vazhdojnë të komentohen. Të gjithë lexuam e folëm për operacionin, u bëmë kuriozë për numrin, deshëm të dinim rezultatin, etj… E nëse për një çast menduam se ky ndryshim i madh në jetën personale do të bënte që këngëtarja të merrte javët e pushimit, Çili na tregoi se kishim gabuar. Puna për të shkoi krah për krah me çdo ngjarje të vogël a të madhe të jetës rivate të këngëtares në këto ditë të nxehta.

Pas supersuksesit ne bashkëpunimin me Noizyn “Më shumë se dollarë”, ja ku na la sërish me gojë hapur me këngën e re. Ajo vjen po aq e bukur sa gjithmonë, në videoklipin e “Fle në shpirtin tim” me Altin Sulkun. Ah se harruam, të gjitha këto me telat në dhëmbë me të cilat qeshëm, dhe edhe një herë përsëritëm me vete “askush nuk është si kjo vajzë”. Nuk ndodh që bukuroshet e skenës me thonjtë perfektë të xhirojnë skena sensuale me tela ne goje. Duhet guxim për këtë! Por nuk mbaron me kaq, burime pranë artistes kanë thënë për “Express” se gushti është përpara dhe Çili do të bëjë sërish “boom” por nuk dimë ende as datë e as detaje për këngën e re. Ndaj e vetmja gjë që na mbetet për të bërë, është të presim, teksa shijojmë hitet e verës së Çiljetës.