ARKATANA

Çiljeta: Femrat e bukura janë shumë më xheloze

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Lidhja e Çiljeta Xhilagës me portierin shqiptar, Alban Hoxha, vazhdon të jetë temë në media, ndërsa këngëtarja nuk u shpëton pyetjeve rreth tij gjatë intervistave apo pjesëmarrjeve në emisione të ndryshme.

Tashmë romanca e saj me portierin e skuadrës së Partizanit dhe Kombëtares shqiptare nuk është vetëm spekulim, ashtu që pyetjet bëhen në një nivel tjetër.

Njëra prej temave gjatë pjesëmarrjes së Çilit në emisionin Top Show ka qenë edhe xhelozia e partnerëve.

Duke e konsideruar një femër të bukur, këngëtares i është bërë një pyetje se a janë xheloze femrat e bukura.

HW

Në përgjigjen e saj, ajo ka thënë se të gjitha femrat janë xheloze dhe se ky rregull vlen edhe për femrat e bukura.

“Të jesh një femër e bukur, nuk do të thotë që s’je njeri normal në jetën e përditshme apo të mos jesh xheloze”.

“Femrat e bukura janë më tepër xheloze se femrat normale”, ishte mes tjerash përgjigja e saj.

Kujtojmë që Çiljeta është nënë e një djali nga një lidhje e mëparshme. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.